E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Tobin Tax Europa kursen miliarda euro

Ka shenja të mëdha stabiliteti në Europë por kriza nuk ka kaluar, nuk ka ende vend për t’u kënaqur. Kështu është shprehur presidenti i KE Jose Manuel Barroso, në Parlamentin Europian gjatë prezantimit të projektbuxhetit europian shumëvjecar 2014-2020. gjatë diskutimit të tij përpara eurodeputetëve Barroso ka përcaktuar prioritetet për rritjen duke theksuar se bilanci i BE është një bilanc investimesh në shtetet anëtare dhe jo i shpenzimeve për Brukselin. Sipas tij buxheti i ardhshëm shumë vjecar i BE duhet të financohet me më pak kontribut nga vendet anëtare dhe me një sistem burimesh të veta. Këto burime sipas barrosos lidhen me taksën mbi transaksionet financiare si dhe modernizimin e tatimit mbi vlerën e shtuar.presidenti i KE ka theksuar se sektori bankar në Europë është i taksuar më pak sec duhet dhe një kontribut i këtij sektori për daljen nga kriza do të ishte edhe një cështje barazie. Me taksën mbi transaksionet bankare apo të ashtuquajturën Tobin tax mund të reduktohen kontributet e shteteve anëtare me 50% ka thënë Barroso. Ai ka shtuar se do të ishte mirë që një pjesë e mirë e kontributeve kombëtare për buxhetin europian të zëvendësohej me paratë e sektorit financiar. Aktualisht nga buxhetet kombëtare vjen 84% e bilancit vjetor të BE. Dhe me aplikimin e Tobin tax shtetet anëtare të BE do të arrinin të kursenin deri në vitin 2020, sipas KE, 54,226 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›