20 autobuse te rinj per linjen Kamez-Tirane
Nëse për të udhëtuar nga Tirana në Kamëz dhe anasjelltas do të përdorësh transportin publik, tani nuk ke pse pret më për një kohë të gjatë në stacion, pasi çdo tre mintua aty gjen një autobus me kushte bashkëkohore. Qytetarët që përdorin çdo ditë këtë linjë shprehen se me shtimin e 20 autobusëve të rinj investim ky prej 1 milion eurosh, kushtet e udhëtimit janë përmiresuar ndjeshëm pasi aktualisht janë rreth 27 urbanë të tillë qëe ofrojnë këtë shërbim.
Vendosja e 20 autobusëve të rinj ubanë sipas kryebashkiakut të Kamzës do të shoqërohet edhe me lehtësimin e kostove të udhëtimit për qytetarët gjë që do të realizohet me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës për njehsimin e abonesë. Aktualisht aboneja që përdoret për të udhëtuar nga Tirana në Kamëz dhe anasjelltas është e vlefshme vetëm për këtë linje autobusësh dhe nuk mund të përdoret për të lëvizur me linjat e tjera urbane që funksionojnë në Tiranë.