E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engjell In Memoriam

Jo shume dite kaluan nga vdekja e piktorit Engjell Berisha ai iku po la gjurme ne artin tone pamor.

Galeria e Arteve te Kosoves per te kujtuar jeten dhe vepren e tij ne ambientet e Galerise se Arteve ne paraditen e se enjtes mbajti nje mbledhje komemorative.

Drejtori i Galerise Fahredin Spahia mbajti afer te pranishmit artdashes dhe familjare te te ndjerit Berisha duke kujtuar vepren e piktorit.

Spahia e cileson piktorin Berisha te pranishem ne eliten e krijuesve tane qe i dhane impuls te fuqishem artit pamor piktures.

Shtegtimi kreativ i Engjell Berishes ishte i gjate dhe me plot sfida duke u nisur nga Peja vendi ku eshte lindur dhe ku tani prehet ne qetesi. Ai ka krijuar vit pas viti cikel pas cikli nga e zeza ne te bardhe per te krijuar medaljonin e Prizrenit qe eshte ikone e te gjitha cikleve u shpreh Spahia.

Engjell Berisha me krijimtarine e tij ishte i pranishem per gjashte dekada duke sjelle keshtu artin e tij me permbajtje te ndryshme dallime nga koha ne kohe. Arti i tij sot paraqitet si nje monument artistik qe perbehet nga 500 piktura te sistemuara sipas cikleve Gjurmet Asociacionet Rrenjet e Dukagjinit E hidhura Kosovarja Vererat e gjakut Idhulli E bardha Medaljonet e Prizrenit e shume te tjera cikle me te cilat identifikohet vepra krijuese e Berishes.

Berisha ishte njeri nga iniciatoret per themelimin e GAK-ut.

Rruga e gjate eshte rruga krijuese e tij. Piktures ia fali te gjithe jeten. Per te jane dhene shume mendime por piktura e tij cilesohet si pune e paster e artit pamor u shpreh Spahiu.

Kjo mbledhje komemorative u plotesua me nje dokumentar nga Mustafa Ferizi per piktorin Berisha dokumentar qe perfshin nje pjese te krijimtarise se tij njekohesisht duke u vleresuar puna e tij nga kritike arti.

Ishin vitet 50-60-70 kur artet pamore e kishin nje brez ishte edhe Engjell Berisha ne kete mes i cili ka perfaqesuar Kosoven vetem ne artet pamore mund te krenohet ne Evrope.

Vlerat e arteve pamore te cilat kane mbetur ne bodrumin e Galerise. Nuk ka popull pa art vlereson Rexhep Ferri ne dokumentar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›