Me çfarë ngjason më shumë ky gjarpër pa sy? (FOTO)
Ju kërkojmë ndjesë nëse jeni duke ngrënë dhe po shihni këto foto. Por kjo krijesë e pazakontë ka befasuar shkencëtarët në Brazil. Mediat e quajnë thjesht gjarpri i verbër, por shkencëtarët thonë se kjo krijesë e rrallë është më pranë familjes së bretkosave dhe salamandrave. Ndërsa pamjen e ka si një gjarpër. Ai është zbuluar pranë një dige në lumin Amazonë.
Është një metër i gjatë dhe merr frymë përmes lëkurës. Gjithsej janë zbuluar gjashtë të tillë, ndërkohë që dy prej tyre po shqyrtohen në laborator. Ende nuk dihet gjë për mënyrën se si ushqehen.


