E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Më ço në fshatin tënd”, 12 grupe marrin pjesë në takimin folklorik në Dropull

Banorët e Dropullit përjetuan një mbrëmje mbresëlënëse, ku vendlindja, kultura dhe tradita, ishin kryefjala e Takimit Festiv.

Në këtë takim u nderua, pas vdekjes, muzikanti dhe këngëtari popullor nga Derviciani, Dhimo Dede. Grupi i polifonik i fshatit këndoi në kujtim të tij.

Grupi i ardhur nga Livadhjaja e Finiqit ka një bashkëpunim të shkëlqyer me folkloristët dropullitë.

Njëkohësisht, në Dervician ishit të pranishëm edhe grupe artistike të emigrantëve nga minoriteti etnik grek.

Ndërsa artistët nga Janina fqinje kanë përshtypjet më të mira për Dropullin.

“Megjithëse është e disata herë që vizitojmë jo vetëm Dropullin, por edhe disa zona të tjera në jug të Shqipërisë, jemi të mahnitur nga atmosfera e krijuar. Një falënderim nga zemra për organizatorët, pasi na nderuan me ftesën e tyre. Banorët janë të mrekullueshëm dhe i duam shumë,” tha Tereza Janena, kryetare e shoqatës “Gjimnazi i grekëve”.

Folklori shqiptar u përfaqësua nga grupi polifonik “Argjiro” i qytetit të gurtë.

“Kemi bashkëpunuar shumë dhe vazhdimisht, të mos them prej gati 40 vjetësh me grupin e Dervicianit. Edhe sot e kësaj dite jemi përsëri duke punuar,” u shpreh “Mjeshtri i Madh”, këngëtari Roland Çenko.

Përveç interpretimit të artistëve nga 12 grupet, spikatën edhe veshjet popullore, siç ishte rasti i 12-vjeçares Angjeliqi Buzi me Grupin e Valleve të Leshinicës nga Finiqi, e cila promovoi veshjen tradicionale të qepur në vitin 1936, të trashëguar nga stërgjyshja e saj.

Aktivitetin e përshëndetën kryetari i Bashkisë Dropull, z. Dhimitraq Toli, si dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, znj. Konstandina Kamici.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›