E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ankimoi masat e sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kreun e KPP, Jonaid Myzyri

Apeli i GJKK0-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.

Ky i fundit akuzohet nga SPAK për akuzën për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera lidhur me tenderin 2.29 milionë euro për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit.

Sipas SPAK, bëhet fjalë për procedurën e prokurorimit për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit, me fond limit 219.866.693 lekë pa tvsh, zhvilluar më datë 18.9.2020, me autoritet kontraktor Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sipas Prokurorisë së Posaçme, procedura ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë, duke favorizuar  bashkimin e operatorëve ekonomik; A.M., dhe D.-1., ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›