E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Më drejtuan armën”, kërcënohet 32-vjeçari në Shkodër, policia jep detaje

Një 32-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. Policia njofton se i riu ka denoncuar rastin, ndërsa ngjarja po hetohet.

Sipas verifikimeve të para dyshohet që autorët janë dy dhe qarkullonin me një motomjet.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.   

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.   

Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna”, njofton policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›