E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konflikt me thika mes adoleshenteve në Vlorë, parandalohet krimi

Një konflikt ka ndodhur në zonën e quajtur “Rinia”në qytetin e Vlorës, ku dy të rinj adoleshentë ,janë përfshirë në një mosmarrëveshje që filloi me fjalë banale dhe përfundoi në përleshje fizike.

Njëri nga adoleshentet ka tentuar të plagosë bashkëmoshatarin me një thikë.

Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e forcave “Shqiponja” të Vlorës, mundi të parandalonte përshkallëzimin e ngjarjes.

Personi që posedonte thikën është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, ndërsa personi tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›