E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më e vizituar se Klimt

Ekspozita “Nackte Manner" (Meshkujt Lakuriq), e cila kohë më parë u hap në Muzeun Leopold, në Vjenë, me pllakatet e saj provokuese shkaktoi reagime të shumta, por edhe nxiti interesim të madh të publikut.

“Nackte Manner" po tërheq më shumë vizitorë sesa ekspozita e Gustav Klimt, e cila në Vjenë është hapur me rastin e 150-vjetorit të lindjes së piktorit të njohur simbolik.

“Askush s’e ka pritur këtë, sepse Klimt është simbol i Vjenës”, deklaroi zëdhënësi i Muzeut Leopold, Klaus Pokorni, sipas të cilit ekspozita e meshkujve lakuriq është diçka krejt e re, prandaj edhe po e intrigon publikun.

Që nga hapja e saj, më 19 tetor, ekspozitën e kanë vizituar afro 1,000 njerëz në ditë, nganjëherë edhe më shumë, pohoi Pokorni.

Në fillim të muajit Muzeu Leopold u detyrua të mbulojë “pjesët intime të trupave” të mashkullit në pllakatin e madh reklamues të ekspozitës.

Bëhet këtu fjalë për fotografinë e artistëve francezë, Pierre dhe Gilles, “Vive la France”, në të cilën shihen tre meshkuj lakuriq.

Ndryshe, pjesë e ekspozitës - që do të zgjas deri më 28 janar - janë 300 vepra të ndryshme, të cilat paraqesin evoluimin e ekspozimit të trupit të mashkullit në art.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›