Mustafa: Ti bëhet presion Serbisë

Mustafa dhe znj. Ozan në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformën zgjedhore dhe bisedimet me Serbinë, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Sipas saj, kryetari Mustafa ka thënë se LDK insiston dhe qëndron mbrapa qëndrimit se marrëveshja e nënshkruar në mes të liderëve të LDK-së, PDK-së dhe AKR-së dhe e garantuar nga Ambasada Amerikane duhet të zbatohet në përpikëri, sepse përndryshe besimi politik në mes të partive në vend do të humbte dhe një gjë e tillë do të rrezikonte zhvillimin e demokracisë në vend.
“Kryetari Mustafa tha se LDK është që rregullimi i raporteve fqinjësore me të gjitha shtetet fqinjë të bëhet përmes bisedave, por në asnjë mënyrë nuk është që në këtë biseda të diskutohet për integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të vendit”, thuhet në komunikatë.
Ambasadorja e Republikës së Turqisë, znj. Songul Ozan ka theksuar se në Ballkan më nuk do të këtë asnjë ndryshim kufijsh, e në këtë kornizë pjesa veriore e Kosovës është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe duhet të trajtohet brenda kornizave të pakos së presidentit Ahtisaari.