E Diel, 1 Nëntor 2026

"Me falni, kush jeni ju?", i pergjigjen mesazhit te pare telefonik te Blerit

Nuk ndodh shpesh qe ish-kryeministri britanik, Toni Blair te mos njihet. Por pikerisht kjo ka ndodhur kur ai ka derguar mesazhin e tij te pare nje miku. Blair deklaroi dje ne nje konference te organizuar nga partia franceze ne pushtet "UMP" ne Paris se kishte marre aparatin e tij te pare celular gjashte muaj me pare. "Kur jetoja ne Downing Street nuk kam pasur kurre nje te tille. Mora celularin tim te pare diten kur u largova", deklaroi Blair, i cili eshte tani nje i derguar i Lindjes se Mesme.
"I dergova nje mesazh nje miku, por per shkak te mungeses se njohurive te mia ne fushen e teknologjise nuk e kuptova se telefoni nuk me kishte identifikuar mua si derguesin e mesazhit. Mora nje mesazh, ku thuhej: 'Me falni, kush jeni ju?'", deklaroi Blair.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›