E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora mbulon Bagdadin per here te pare ne historine e tij

Per here te pare ne historine e Bagdadit, debora mbuloi dje kryeqytetin irakian, ne ate qe banoret e tij e konsideruan si nje ogur te mire. ''Eshte hera e pare qe shoh debore ne Bagdad'', thote nje 60-vjecar. ''Kemi pare llohe, por asnjehere debore. Shihja fytyrat e njerezve qe ishin te mahnitura'', shtoi ai. ''Pak minuta me pare u mbulova nga floket e debores. Ftoj njerezit t'i gezohen paqes, pasi debora nenkupton paqe'', thekson 60-vjecari, Hasan Zahar. Polici i trafikut, Murtada Fadil, thote se debora eshte shenje e nje Iraku te ri. ''Eshte shenje shprese. Shpresojme qe irakianet do te pastrojne shpirtin dhe politikanet do te punojne per prosperitetin e te gjithe popullit'', thote ai. Rruget ne Bagdad ishin bosh, nderkohe qe floke te medhenj debore mbulonin kryeqytetin. Temperaturat jane rreth zeros. ''Eshte e mrekullueshme'', thote Mohamed Rahim, bukepjekes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›