Me frikën e shembjes së shtëpisë, familja Kika nga Bulqiza kërkon strehim të sigurt

Kjo është banesa e familjes së Lek Kika nga fshati Valikardhë i Bulqizës. Në këtë banesë gati në shembje jetojnë katër anëtarë, me frikën se nga çasti në çast, çatia mund t’i zërë brenda.
Lek Kika tregon se banesa e tij është dëmtuar nga tërmetet që përfshin vendin tonë në vitin 2019 dhe në vitin 2021. Sipas tij, dëmi më i madh është shkaktuar nga lëkundjet e tërmetit të Tetorit të vitit 2021, ku epiqendra ka qenë shumë afër.
Kryefamiljari Lek Kika është i pafuqishëm ekonomikisht të ndërtojë një banesë të re. Ai kërkon që Bashkia të dërgojë një komision tjetër për vlerësimin e dëmit, pasi komisioni i parë e ka nxjerrë vlerën 150 mijë lekë të rinj dhe është kompensuar me vetëm 80 mijë lekë të rinj.
Katër anëtarët e familjes Kika jetojnë në këtë banesë e cila nuk ka asnjë siguri për jetën e tyre, pasi nuk kanë ku të strehohen sepse nuk kanë marrë as çadër. Apeli i tyre është për të gjithë që t’i ndihmojnë për strehim të sigurt.
Gazetar: Norel Zaimi
/RTSH