Virozat e stinës në Fier, mjekët këshillojnë qytetarët të shmangin diellin

Virozat e stinës kanë prekur një numër të konsiderueshëm grupmoshash të vogla në qytetin e Fierit ku çdo ditë paraqiten në Urgjencën e Pediatrisë rreth 50-60 fëmijë.
Sipas mjekes pediatre, Albana Haxhiu, virozat janë në rritje në këtë periudhë të vitit jo vetëm për shkak të luhatjeve të temperaturave por edhe si pasojë ndryshimit të paternit klinik të virozave.
“Nëse në fillim të vitit ka pasur viroza të aparatit respirator tani ka raste të entero virozave “, thotë mjekja.
Po sipas mjekes pediatre, simptomat virale të fëmijëve janë temperatura e lartë dhe dehidratim duke dhënë këshilla për konsum të lëngjeve.
Në Fier raste të rënda nuk ka patur ndërkohë që shtrimet në spital shkojnë deri në 10 raste në ditë.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/