E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me gjysmë kandidat nuk shkohet në Kuvend”, Kurti për opozitën: Bllokimet nuk ju çojnë askund!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje Lumir Abdixhikut e Bedri Hamzës që të vijnë në Kuvend.

Në një konferencë për mediat ai tha se bllokimet nuk e çojnë askund opozitën.

Albin Kurti: 15 deputetët e LDK janë të paqartë, nëse mbështesin Vjosa Osmanin. Tregonin që janë bashkë, po për ç’ ka? Të më tregojnë dhe unë i pranoj edhe ashtu bashkë. Me gjysmë kandidat nuk shkohet në kuvend. Ne bëjmë kandidatin e plotë le ta sjellin dhe të shkojmë në garë. Dhe sot Kosova bëhet me presidente të re, varet kush fiton. E keni vendin në Kuvend. I lus Lumir Abdixhikun e Bedri Hamzën të vijnë në Parlament për të zgjedhur Presidentin. Abdixhiku s’ka pasur asnjë propozim. Dje pas orës 23.00 dolën emrat por  s’përmendnin Osmanin. Mbrëmë i kam shkruar edhe Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, po nuk mu përgjigjën.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›