E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me hemorragji te cipes se trurit 1 ne 10 shqiptare

/ /

Hemorragjia e cipes se trurit eshte nje semundje shkaterrimtare dhe nje urgjence madhore neurologjike. Keshtu e cilesoi dje shefi i sherbimit te neurokirurgjise Mentor Petrela semundjen qe prek 1 ne 10 shqiptare. Sipas tij nga shpejtesia e venies se diagnozes percaktimi i shkakut dhe eliminimi i tij varet ne radhe te pare mbijetesa e pacientit por edhe cilesia e jetes se tij. Kjo arrihet vetem mbi bazen e bashkepunimit te ngushte te stafit mjekesor neurolog imazherist e neurokirurg tha Petrela. Nder-kohe sipas te dhenave qe referoi profesor Gjergji Vreto cdo vit ne vendin tone hum-bin jeten rreth 100 paciente te cilet nuk jane drejtuar ne kohe ne dyert e spitalit. Rreth 10 per qind e pacienteve qe preken nga hemorragjia e cipes se trurit subaraknoidale vdesin pa arritur te marrin kujdesin mjekesor tha Vreto. Gjithashtu nga te dhenat e studimeve te kryera me pacientet rezulton se 25 e tyre vdesin 24 oret e para pas diagnostikimit te vonuar. Semundja pervec dhimbjes se forte te kokes shpesh shoqerohet edhe me shenja meningeale pergjumje dhe pacienti mund te arrije deri ne koma. Ndaj gjate konferences nderkombetare Hemoragjia Subaraknoidale u be apel per me shume sensibilizim per te mos neglizhuar asnje nga simptomat. Faktoret jane te shumte po zakonisht dhimbjet shfaqen ne moshen aktive nga 40 deri ne 60 vjec. Mos humbni kohe por nese ju dhemb koka kryeni ekzaminimet e duhura. Problemi gjen zgjidhje lehtesisht permes mjekimeve tha Mentor Petrela shefi i neurokirurgjise. Sipas tij hemorragjia ne cipen e trurit shpesh eshte e trashegueshme por ne disa raste ka dhe faktore te tjere te cilet behen shkak i saj si hipertensioni apo dhe faktore te jashtem sic eshte stresi qe tek shqiptaret tashme eshte bere pjese e jetes. Petrela vuri theksin edhe tek stafi mjekesor i cili ka nje pergjegjesi te madhe ne diagnostikimin e semundjes. Duhet te jemi te gjithe me te vemendshem ndaj shenjave te semundjes pasi rastet ne vendin tone jane me qindra. Per kete arsye cdo pacient duhet ekzaminuar me kujdes ne menyre qe te mos kemi ate numer vdekjesh qe u referua ketu por te shpetohen sa me shume jete njerezish tha Petrela. Mjeket neurologe e cilesojne hemorragjine subaraknoidale si nje urgjence madhore neurologjike e ne te shumten e rasteve edhe neurokirurgjikale. Ndaj ata rekomandojne vizita te menjehershme pasi nga diagnoza e shpejte percaktimi i shkakut dhe eleminimi i tij varet mbijetesa e pacientit por dhe cilesia e jetes se pacientit. Specialistet e fushes referuan edhe per teknikat moderne te trajtimit te semundjes qe nga ai me ilace e deri tek trajtimi kirurgjikal i tyre atehere kur eshte i nevojshem.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›