E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet” mbretin e Spanjës, reagimi i tij bëhet “hit” në rrjetet sociale (VIDEO)

Një video e Mbretit Felipe VI të Spanjës është bërë virale në rrjetet sociale, pasi monarku u përball me një moment të pazakontë gjatë pushimeve të tij verore në Mallorca.

Teksa vizitonte një nga lokalet më të njohura të ishullit, gazetarja Patricia Chinchilla i thirri spontanisht: “I pashëm, i pashëm, i pashëm!”. Mbreti reagoi me një buzëqeshje dhe iu përgjigj me mirësjellje: “Faleminderit shumë.”

Patricia Chinchilla, e cila është autorja e videos, tregoi se klipi nuk është i ri. Ai është regjistruar në Klubin Nautik të Palma de Mallorcas gjatë verës së vitit 2023, por në atë kohë nuk kishte tërhequr vëmendje.

View this post on Instagram

A post shared by Patricia Chinchilla (@pchinchilla1968)

Sipas gazetares, ajo vendosi ta ripublikonte videon pas një bisede me një koleg dhe këtë herë reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Brenda më pak se 24 orësh, videoja grumbulloi rreth 1.8 milionë shikime.

Chinchilla tha gjithashtu se askush nuk e qortoi për komplimentin, as stafi i sigurisë së mbretit, duke theksuar se nuk e konsideron gjestin si mungesë respekti, por si një shprehje spontane dhe miqësore që, sipas saj, është pjesë e kulturës spanjolle.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›