E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë Thanë, mbi 19 mijë hyrje në 48 orët e fundit

Vijon të mbetet i lartë fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, si edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po zgjedhin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar, duke rritur ndjeshëm hyrje-daljet në kufi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 48 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 9.700 shtetas, ndërsa kanë dalë rreth 6.900 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Fluksi më i madh është regjistruar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku gjatë të njëjta ore kanë hyrë në vendin tonë mbi 10.200 shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndërsa kanë dalë më shumë se 8.600 shtetas.

Për të përballuar rritjen e lëvizjeve, në të dyja pikat kufitare po punohet me numrin maksimal të sporteleve në funksion dhe me orare të zgjatura të personelit të Policisë Kufitare, me qëllim shmangien e pritjeve dhe përshpejtimin e procedurave të kalimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›