Me kane mbetur ne kujtese brohorimat shpetimi dhe era e keqe.

Pas shume zvarritjesh te qeverise shqiptare Dr. Peter Platiel asokohe mjek prane MPJ gjermane u nis me 4 korrik 1990 per ne Tirane. Misioni i tij perkujdesja per 3.200 shqiptaret qe gjendeshin ne territorin e ambasades gjermane ne Tirane. Gjeja e pare qe me beri pershtypje kujton sot Dr. Peter Platiel ishin bunkeret qe dukeshin si pucrra te perhapura ngado qe hidhje syte. Nje pamje absurde kisha degjuar per to por ti shihje me syte e tu ishte dicka krejt tjeter.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate ne ambasaden gjermane ne Tirane korrik 1990.
Ky nuk ishte misioni i pare i tij ne nje ambasade te pushtuar nga refugjatet. Para rreth nente muajsh ai kishte qene ne Budapest dhe ne Prage per tu ardhur ne ndihme mijera qytetareve te ish-RDGJ qe kishin hyre ne ambasaden e RFGJ ne Hungari dhe ne ish-ekosllovaki. Por misioni dhe situata ne Tirane ndryshonte shume nga ajo ne Prage E para edhe pse si ne Budapest edhe ne Prage kishte shume me teper refugjate se sa ne Tirane ata flisnin gjermanisht kurse ne Tirane kishte me sa me kujtohet vetem nja pese vete qe flisnin anglisht. E dyta si spitalet e Prages dhe te Budapestit na mbeshteten mjaft mire kurse ne Tirane kjo nuk u lejua madje nuk u lejuan as medikamentet e derguara nga Gjermania me korier diplomatik.
Gjendja ne ambasade kujton Dr. Peter Platiel ishte mjaft e rende strukturat higjenike ishin katastrofale nje grup njerezish hynin te tjere dilnin personel mjeksor ndihmes nuk kishte dhe punonjesve te ambasades iu desh te ndihmonin. Kryesekretarja e ambasades u be pas disa ditesh nje ndihmesmjeke e shkelqyer - thote Platiel.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Refugjate ne ambasaden gjermane ne Tirane korrik 1990.
Muri i ambasades ishte i mbluar me copa xhami dhe kishim raste qe kishin nevoje per nderhyjre kirurgjikale. Ata qe mjekoja shtriheshin neper kartone. Shume here vizitat mjeksore vazhdonin deri ne mesnate. Jam ndeshur me gjithfare semundjesh kolika veshkash kriza azmatike diare. Madje patem nje rast qe na erdhi nje nga refugjatet qe kishte nje frakture te femurit dhe kishte edhe temperature te larte. U perpoqa por nuk munda ta ndihmoja me dot ne ato kushte dhe e derguam ne spital se ndryshe do te kishte vdekur. Po nuk e di se cu be me tej me te pyetem disa here me kembengulje por nuk na ktheu njeri pergjigje nuk besoj se kjo histori ka perfunduar mire.
Per shkak se njerezit i kryenin nevojat personale ku te mundeshin dhe ambasades i ishte prere uji kishte rrezik te shperthente ndonje epidemi me diare e cila do te kishte pasoja vdekjeprurese sidomos per 50-80 femijet qe gjendeshin aty. Ne ato kushte kujton mjeku femijet mund te ishin dehidratuar mund te ishin thare brenda 4-5 oresh. Per fat kujton ai dy here ne dite vinte nje makine uji qe shpelante te pegerat.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Struktura higjenike katastrofale.
Rasti me i veshtire ishte ai i nje gruaje shtatzene. Kur filluan dhimbjet e lindjes fillova te dridhesha nga brenda se nuk kisha me vete medikamente per dhimbjet e lindjes. Dhimbjet me pas pushuan dhe une dhe zevendesambasadori Daum dolem ne Tirane per te kerkuar medikamente. Nga pas na ndiqnin njerez te Sigurimit. Gjithesesi i gjetem medikamentet qe donim dhe kur me ne fund ajo lindi u lehtesova. Ishte vajze. Nuk e kam pare me qe atehere por mbaj mend qe nje nga punonjesit e ambasades bente shaka dhe thoshte se do tia vinin emrin Platiela sipas mbiemrit tim.
Edhe pse ditet e misionit ne Tirane ishin te shkurtra kujtimet per Dr. Peter Platiel jane te shumta brohoritjet pas ndeshjes Gjermani Argjentine ku Gjermania fitoi 21 era e tmerrshme e fekaleve qe vinte kudo njerezit qe sado e veshtire qe behej gjendja ne oborrin e ambasades nuk donin te ktheheshin ne vendin e tyre ku dukej se kishin humbur cdo lloj shprese provokimet nga ana e punonjesve te Sigurimit te Shtetit nje tension i vazhdueshem gjate gjithe atyre diteve.
Gjithesesi per mua ne fund e gjitha ishte si nje cudi se si ne ia dolem ti regjistronim fotografonim dhe ti pajisnin me dokumente udhetimi 3200 vete. Kur me ne fund te gjithe refugjatet u larguan nga ambasada tensioni mori fund. Nga ato dite me kane mbetur ne kujtese keto gjera brohorimat shpetimi dhe era e keqe.
Autore Vilma Filaj-Ballvora / Pandeli Pani
Redaktoi Eliana Xhani