Më ke poshtëruar totalisht- Pattinson i pavendosur si të veprojë
Robert Pattinson mendohet të ketë mbledhur plaçkat dhe ka braktisur rezidencën ku jetonte me të dashurën e tij, Kristen Stewart, në Los Angeles, pas lajmit se ajo e ka tradhtuar.
Rob tashmë është i pavendosur nëse do ti japë një shans të dytë asaj, pavarësisht se 22-vjeçarja është shfaqur e penduar dhe i ka kërkuar falje publike atij.
Një burim pranë aktorit britanik ka thënë se Rob është lënduar dhe shkatërruar thellësisht. Ata folën në telefon dhe rob i tha se: Ti më ke poshtëruar totalisht mua.
Ky burim tha se Robert ndihet si budalla dhe nuk e ka kuptuar se përse Kristen e ka mashtruar dhe tradhtuar. Sipas burimit, Kristen i është lutur atij për një shans të dytë, por 26-vjeçari ende nuk ka vendosur se si do të veprojë.
Kristen, një ditë më parë deklaroi se kishte bërë një budallallëk të madh, duke rrezikuar të humbasë njeriun që dashuron më shumë.


