E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monstra e Manhattan-it befason njujorkezët (FOTO)

Kjo krijesë misterioze është quajtur Monstra e Manhattan-it. Krijesa e frikshme ka terrorizuar disa njujorkezë, të cilët nuk e dinë se çfarë është ajo. Në një shikim të shpejtë duket si një përzierje mes një derri, një miu dhe një qeni.

Një fotograf amator realizoi fotot e para të krijesës, e cila u gjet poshtë urës së Brooklyn-it.

Departamenti i Parqeve në New York thotë se kafsha është thjesht një derr i pjekur. Por mediat hedhin dyshime, sidomos duke parë faktin se krijesa ka pesë gishta. Edhe nofulla ka bërë që ata të kenë dyshime. Zyrtarët janë mjaftuar duke thënë se nuk ka dyshime që është derr.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›