Me kontratë të falsifikuar shkojnë në polici, përfundojnë në pranga!

Dy persona janë arrestuar dje në mesditë nga policia e stacionit Jugu në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë falsifikuar një kontrate për t’a tërhequr një veturë të konfiskuar nga policia.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë tha për Indeksonline se, arrestimi ka ndodhur në lagjen “Ulpianë” të Prishtinës, ndërsa me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.
Hetimet në lidhje me rastin po kryhen nga njësiti përkatës./Indeksonline/