Begaj: Zbatova vendimin e Mujës

Basri Begaj dhe Jetish Abdullahu kanë dëshmuar sot në në gjykimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtorëve të tij.Dëshmitari Begaj, ka dëshmuar në cilësinë e juristit në Drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrës së Komunës së Prizrenit, për e Qendrës Arsimore “Gulistan”.
Begaj tha se nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se ka respektuar vendimin e Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. “Unë kam zbatuar vetëm vendimin e kryetarit të Komunës.Me ligj jam i obliguar të zbatoj vendimet e kryetarit”, tha Begaj, transmeton prizrenpress.
Ai tregoi se zbatimi i vendimi është bërë edhe me kërkesë të drejtorit të Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Kadastrës, Avni Ademaj.” Ademaj ka kërkuar nga unë që të zbatojë vendimin e kryetarit dhe unë e kam zbatuar këtë kërkesë”, tha Begaj.
Dëshmitari Jetish Abdullahu, ndërkaq ka dëshmuar rreth kontestit pronësor, për të cilën Gjykata Supreme e Kosovës, ka marrë vendim që çështja kontestuese të rikthehet në gjendjen e më parshme. /Indeksonline/