E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”/ Çfarë rrëfen zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të shpëtuar gruan e bllokuar në pallat

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj.

“Më mori e bija në telefon e më tha se ka nënën e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, më tha: ‘Më lër të digjem me gjithë shtëpi’”, u shpreh për TCH Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës.

Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha.

Zjarrfikësit kanë qëndruar gjatë gjithë natës dhe ditës së mërkurë në vazhdim, pasi herë pas here aktivizoheshin vatra të vogla.

LEXO EDHE: Zjarri në pallatin 12-katësh në Tirana/ Arrestohen 4 persona, mes tyre administratori i pallatit dhe menaxherja e Big Market

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›