VIDEO/ Shisnin lëndë narkotike, dy të arrestuar në Tiranë dhe në Krujë

Dy raste të shitjes së lëndëve narkotike u goditën nga policia në Tiranë. Lidhur me operacionet janë vënë në pranga 2 persona. Policia njofton se në pranga janë vënë një 19-vjeçar dhe një 30-vjeçar.
30-vjeçari me inicialet A. K. ndalua në rrugën “Mine Peza” dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën sasi kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.
19-vjeçarit iu gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Same”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike.
Shiste Kokainë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Iu gjet në banesë, lëndë narkotike Cannabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës, vihet në pranga 19-vjeçari.
Sekuestrohen sasitë e lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, celularët e të arrestuarve dhe automjeti që përdorte njëri prej tyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, goditën 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe arrestuan shtetasit:
– A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 19 vjeç, banues në Krujë.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Mine Peza”, automjetin që drejtonte 30-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën ku ai jetonte me qira, u gjet sasi tjetër e lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, që 30-vjeçari e posedonte më qëllim shitjen.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e 19-vjeçarit, gjetën 256 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Krujës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.