E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me mijëra aplikime për bileta njëdrejtimëshe në Mars

Rreth 78,000 njerëz kanë aplikuar për biletë njëdrejtimëshe për në planetin e kuq, ka raportuar ‘The Los Angeles Times’. Misioni është pjesë e kompanisë holandeze “Mars One” e cila tashmë ka filluar të mbledhë aplikimet.

Individë me profesione të ndryshme dhe nga pjesë të ndryshme të botës tashmë kanë dërguar prezantimet e tyre në video, përmes të cilave do të përzgjidhen.

Të interesuarit nuk duhet domosdoshmërish të kenë përvoja paraprake në shkencat hapësinore mirëpo duhet të jenë të gatshëm të ndërmarrin një udhëtim me rregulla strikte dhe të jenë mbi 18 vjet. Udhëtimi është njëdrejtimësh, kështu që nuk planifikohet kthimi i njerëzve në planetin tonë.
28 deri në 40 të pranuarit planifikohet të nisen për në Mars në vitin 2023 ndërkohë që këtë vit pritet të mbahen trajnime të ndryshme me të përzgjedhurit.

Aplikimi kushton vetëm 40 dollarë.
(a.k/indeksonline/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›