Me mjete lundruese - Nga gjendja ne Shkoder

Mbi 14 ha toke e permbytur 2500 banesa te permbytura dhe rreth 4 mije te rrethuara nga uji. 12 mije persona te evakuar e 15 mije krere bageti te larguara nga zonat e rrezikut.
Mjaft familje kryesisht te lagjes Xhabije dhe Kiras ne Shkoder hyjne e dalin nga shtepite me mjete lundruese. Nderkohe qe nje pjese e tyre po largohen nga zonat e permbytura dhe po strehohen tek te afermit brenda territorit aty ku rreziku eshte me i larget.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga lagja Xhabije
- Tash shtate dite jam ne uje bashke me pleqte e semure dhe askush nuk ka ardhe me na pa .
- Shteti me na ndihmue sadopak per me rujte bazen ushqimore per bagetine.
- Kena shku tek kunati me banu sepse na ka hi uji deri ne brez dhe gjithcka na ashte permbyte mrende ne uje. - tregojne disa nga banoret.
Edhe pse ujerat vazhdojne te perparojne brenda qytetit banoret e ketyre zonave krahas ndihmes se dhene nga strukturat shteterore dhe ato vendore po gjejne perkrahje dhe mbeshtetje edhe nga bashkqytetaret e tyre ne Shkoder.
Njera prej tyre eshte edhe Xhemalije Vulaj banore e kesaj lagjejeUne jam banore e kesaj shpise ky asht xhaxhai im bashke me nusen. I kam thirre ketu pasi shtepia e tyne asht e permbytun komplet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Xhamia e Plumbit Sipas Kryetarit te Bashkise Shkoder Lorenc Luka akti i solidarizimit per te permbyturit shihet edhe ne mjaft familje te tjera shkodrane te cilat kane hapur dyert e shtepive te tyre per te pritur dhe strehuar te rrezikuarit nga rritja e nivelit te ujerave dhe lumenjeve qe rrethojne kete qytet E vleresuar ne kete proces eshte mikpritja gatishmeria dhe solidariteti qe familjet e Shkodres dhe perrreth kane treguar ndaj ketyre banoreve qe sot ndodhen ne rrezik .
Nderkohe qe per banoret e zonave te permbytura te Qarkut Shkoder vazhdojne te vine ndihma ushqimore medikamente dhe mjete te tjera ne sherbim te tyre ne menyre qe procesi i evakuimit te realizohet sa me shpejt dhe pa pasoja.
Autor Lek Plani
Redaktor Pandeli Pani