Itali aksidentohen per vdekje 7 cikliste

Nje aksident shume i rende ka ndodhur ne Kalabri. Nje grup ciklistesh i nje klubi te Lamezia Terme eshte goditur nga nje makine e perplasja ka shkaktuar 7 viktima dhe tre te plagosur rende.
Makina ka dashur ti parakaloje por drejtuesi duket se ka humbur kontrollin duke shkaktuar nje tragjedi.Eshte e pabesueshme skena qe gjetem as nje bombe nuk do te kishte shkaktuar ate qe pame kur arritem ne vendngjarje tregon dikush nga personeli i ekipit te shpetimit.
Nga shqyrtimet e bera ka dale se drejtuesi i automjetit nje shtetas maroken ishte nen efektin e droges dhe patenta i ishte hequr perpara shtate muajsh. Tani ky person ndodhet i shtuar ne spital per shkak te plageve qe ka dhe eshte ne gjendje arresti me akuzen e vrasjes se shumfishte.
Diten e funeraleve te shtate ciklisteve ne qytetin e Lamezia Terme do te shpallet dite zije megjithese kryebashkiaku tha se zija ne te vertete ka filluar qe tani per qytetin.