Më në fund PSG u rikthehet fitoreve

Paris Saint Germaini ka shënuar fitore në udhëtim sonte, duke e mposhtur Nantesin me rezultat 2-1.
Edinson Cavani ka dalë sërish në skenë duke e realizuar golin e parë të ekipit parisien në minutën e 25-të, ndërsa gjithçka në këtë takim përmbylli Ezequiel Lavezzi, me golin e realizuar në minutën e 73-të.
Kurse, edhe për vendësit shënoi një lojtar i PSG-së. Bëhet fjalë për mbrojtësin Alex, që shënoi autogol. Kjo ishte fitorja e parë e PSG-së, pas dy barazimeve në kuadër të sezonit të ri në Ligue 1 franceze.