E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Casillas apo Lopez? Nuk e di

Trajneri i Real Madridit, italiani Carlo Ancelotti nuk është në gjendje të thotë nëse Iker Casillas apo Diego Lopez do të zbresë në fushë në ndeshjen përballë Granadas ndërsa u kërkon tifozëve ti mbështesin që të dy lojtarët.

Ancelotti këmbënguli se çdo vendim që do të marrë nuk do të jetë i natyrës përfundimtare. "Nuk kam ndërmend të them se cili do të jetë në fushë sonte sepse unë e di de kjo mund të shkaktonte shumë komente.

Preferoj të flas me ata të dy dhe më pas të marr një vendim i cili nuk do të jetë përfundimtar", u shpreh ai. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›