E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me ne fund Pallati i Drejtesise


Pothuajse 100 metra larg kryqezimit te Stacionit të Trenit në Tiranë, ose thënë ndryshe me terma teknikë, në te djathtë të zgjatimit të bulevardit kryesor, është vendosur të ndërtohet Pallati i Drejtësisë, një investim ky që do të grumbullojë në një kompleks godinash të gjitha gjykatat në kryeqytet, së bashku me Prokurorinë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ky projekt përfshin financimin prej 14 milionë eurosh, prej të cilave 12 milionë euro nga Bashkimi Europian, në kuadër të projektit 'IPA 2012' dhe 1, 8 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar.

Ministri i Drejtesise Eduart Halimi shpjegon detajet e metejshme, per ndertimin e Pallatit te Drejtesise ne Tirane, një sfide kjo, e cila u përmend jo pak herë ndër vite, por që mbeti në tentativë.

"Së bashku me Bashkinë ne kemi identifikuar sipërfaqen e truallit, ku do të ndërtohet kompleksi i drejtësisë. Ajo sipërfaqe trualli përbëhet nga 50 mijë metra katrorë, do të jetë në bulevardin e ri të Tiranës, menjëherë sapo nis bulevardi i ri në krahun e djathtë do të shtrihet një kompleks godinash ndër më modernet", tha Halimi.

Sipas ministri Halimi ka garanci te plote se kesaj radhe plani per Pallatin e Drejtesise nuk do te deshtoje

"Ju jap garanci të plota se ky projekt do të funksionojë. E para, sepse vullneti i qeverisë dhe vullneti i Bashkimit Evropian, i ambasadorit Ettore Sequi, në lidhje me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë është fondamental dhe është i jashtëzakonshëm. Së dyti, sipërfaqja ku do të ndërtohet Pallati është tokë shtetërore, por ashtu, sic ju jeni në dijeni, Parlamenti në fillim të këtij viti ka miratuar ligjin për 'Mbrojtjen e investimeve të huaja'. Do të jetë rasti i parë, ku qeveria do të aplikojë mbrojtje të posacme për investimin që do të bëhet nga Bashkimi Evropian në Pallatin e Drejtësisë", tha Halimi.

Po cilat jane institucionet që do të përfshihen në kompleksin e Pallatit të Drejtësisë?

"Do të vendosen në këtë godinë fillimisht Gjykata e Tiranës, Gjykata e Apelit të Tiranës, Gjykata Administrative e Tiranës, Gjykata Administrative e Apelit të Tiranës, do të vendoset edhe Dhoma Civile respektive e Gjykatës së Tiranës dhe Dhoma Civile respektive e Apelit të Tiranës. Pra në tërësi të gjitha gjykatat e nivelit të parë dhe të nivelit të dytë, që ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë. Po kështu do të vazhdojmë me ndërtimin e dy godinave të reja, në të cilat do të përfshihet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe më pas me ndërtimin e godinave më moderne, të cilat nuk do të kenë akses për publikun, ku do të jetë Prokuroria e Përgjithshme, në një godinë të qelqtë, e cila jep edhe perspektivën e gjithë zhvillimit të ri të bulevardit dhe një godinë tjeter të po këtyre përmasave, ku do të vendosen Këshillat e Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor", sqaroi Halimi.

Jashte Pallatit të Drejtësisë do të jetë si godinë me vete aty ku edhe ndodhet, vetëm Gjykata e Krimeve të Rënda, e financuar nga Bashkimi Europian dhe e koncpetuar ne menyre te tille, që të jetë me korridorë të nëndheshme, për t'u lidhur me paraburgimin.

Pallati i Drejtësise do të jetë pjesë e ndërtimeve të reja në Tiranë, që parashikon edhe zgjatimin e bulevardit dhe zhvendosjen e Stacionit te Trenit, me ne periferi te kryeqytetit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore
Ligj i ri për forcimin e rregullave të qarkullimit
PE: Tirana nis kursin e duhur
BSH: Rreziqet për ekonominë
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›