E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev Te shqyrtohet kerkesa e serbeve


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme ruse që të studiojë një përgjigje për kërkesën e serbëve të Kosovës për nënshtetësi ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin, i cili ka saktësuar se reagimi i Moskës ndaj këtij rasti do të jetë “eksperimental”.

“Rusia duhet në një farë mënyre të mbështesë popullin e afërt shpirtëror që ndodhet në një pozitë të vështirë”, citohet Rogozin nga “RTK”.

Më herët gjatë muajit disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i dërguan një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kërkuan që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohej marrja e nënshtetësisë ruse.

Sipas letrës, ky vendim i serbëve të Kosovës vinte si rrjedhojë e revoltës dhe dëshprimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit.

Në reagimin e parë ndaj kësaj kërkese, Rogozin deklaroi se, Rusia është gati të strehojë në territorin e saj serbët e Kosovës që nuk ndihen të mbrojtur nga Beogradi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, reagoi duke thënë se nuk kishte dijeni për një kërkesë të tillë të serbëve të Kosovës.

Ai tha se serbët e Kosovës nuk kanë arsye për t’u trembur dhe theksoi se frikë kanë vetëm ata që kanë kryer krime ose kanë penguar institucionet kosovare.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krimet e luftës, pranga në Austri kosovarit
Një shqiptar nga Kosova, i kërkuar për krime lufte në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, është arrestuar në Austri. Dacic: Të luftojmë për Kosovën
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka deklaruar se askush nuk duhet të mendojë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se nuk është e gatshme të luftojë për të. Hoxhaj: Serbia tensionon veriun
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë se tensionon qëllimisht situatën në veri të Kosovës. Aksioni në Mitrovicë, plagosen 21 ushtarë të KFOR-it
Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.Ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës, madje ata kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën. Britani, vlerësohet Policia e Kosovës
Në programin e njohur “Policia e fortë”, të ish-futbollistit dhe aktorit të njohur britanik që jeton në Hollivud, Vinnie Jones, temë e raportimit ishte Policia e Kosovës.

Lajmet kryesore

Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore
Ligj i ri për forcimin e rregullave të qarkullimit
PE: Tirana nis kursin e duhur
Më në fund Pallati i Drejtësisë
BSH: Rreziqet për ekonominë
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›