E Diel, 1 Nëntor 2026

Më pak se 50 mijë trupa amerikane kanë mbetur në Irak

Bagdad, 24 gusht -Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se numri i ushtarëve amerikanë në Irak ka rënë në më pak se 50 mijë.

Në njoftimin e sotëm ushtria nuk dha shifra të sakta se sa trupa aktualisht ndodhen në këtë vend, raporton REL.

Pak pas ardhjes në detyrë në vitin 2009, presidenti amerikan Barak Obama u zotua se SHBA do t'i japin fund operacioneve luftarake në Irak deri në fund të gushtit.

Brigada e fundit luftarake u largua nga Iraku javën e kaluar.

Të gjithë ushtarët amerikanë duhet ta lëshojnë Irakun deri në fund të vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›