Me pushime në Sarandë, kapet për tregti droge

Burimet zyrtare të policisë së Sarandës bëjnë të ditur se 16-vjeçari M. C., i lindur në Burrel dhe banues në Kamzë të Tiranës, është prangosur pas gjurmimit dhe identifikimit si narkotrafikant nga agjentë të Seksionit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë së Rendit në Sarandë.
Gjatë kontrollit iu kap një sasi prej 40 gramë lëndësh narkotike e llojit kanabis sativa.
Droga ishte paketuar në 8 qeska të vogla, përgatitur për shitje. Ndërkohë në Fier, tre persona janë prangosur prej policisë për akuzën e “prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike”.
Nga burimet zyrtare të policisë mësohet se Egli Poçi, 20 vjeç, Klodian Yzeiri, 30 vjeç dhe Aurel Shanka, 19 vjeç, të 3 banues në fshatin Fermë-çlirim të Komunës Dërmënas të rrethit Fier, janë arrestuar në orën 22:00 të së enjtes, pasi u janë gjetur me vete rreth 15 gramë kanabis sativa.