PS: Vokshi me korrupsion i dha atij, që nuk e quan burrë, miliona USD nga nafta e shtetit

Tiranë, 6 gusht, NOA Pas akuzave ndaj ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, Partia Socialiste ka nisur denoncimin e skandalit më të ri të publikuar, atë që implikon në afera korruptive deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila nën kompaninë e bashkëshortit ka përfituar të drejtën e pronësisë mbi nxjerrjen e naftës shqiptare për 25 vjet.
Nga selia rozë, deputetja Olta Xhaçka ka publikuar për mediat fakte të reja mbi pasurinë e fshehur të ish-këshilltares ekonomike të Kryeministrit Berisha, deputetes Albana Vokshi.
Xhaçka deklaroi se sipas dokumentacioneve zyrtare Bashkeshorti i zonjës Vokshi, babai i fëmijës së saj është një nga aksionerët kryesorë të një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Shqipëri. Siç thuhet edhe në faqen zyrtare të kësaj kompanie, Stream Oil u krijua për të shfrytëzuar rezervat e naftës në Shqipëri, një kompani megjithëse e regjistruar në bursën e Torontos zhvillon aktivitetin e saj vetëm në Shqipëri.
Sipas PS-së, Arian Tartari, bashkëshorti i zonjës Vokshi është një nga dy aksionerët e vetëm me të drejta vendimarrjeje në këtë kompani, ku zotëron 12% të aksioneve apo në vlerë monetare rreth 3 milion e gjysmë dollarë amerikanë, pasuri kjo e padeklaruar prej znj. Vokshi.
Siç mund të shohim nga formulari i QKR për këtë kompani, Arian Tartari është regjistruar si përfaqësuesi i saj ligjor në Shqipëri, që nga 2 Prilli 2008. Vetëm katër muaj më vonë, me anë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, kompanisë së zotit Tartari i janë dhënë në kontratë konçesionare tre fusha prodhimi nafte dhe një gazi natyror, theksoi deputetja Xhaçka.
Ajo nënvizoi se sipas kontratës konçesionare, kompania e zonjës Vokshi kishte të drejta financiare mbi 30% të prodhimit ekzistues në 2008 dhe 100% të drejta mbi rritjen e prodhimit që atëherë, duke paguar shtetin shqiptar vetëm 2-6 % taksë mbi këtë fitim.
Sipas Xhaçkës, kjo do të thotë se kompanisë së zonjës Vokshi i janë dhënë dhjetëra miliona dollarë naftë shqiptare me të drejta pronësie për 25 vjet, me taksa qesharake e praktika korruptive.
Duke iu referuar fakteve, deputetja socialiste tha se pasuria publike e shqiptarëve i është falur burrit të këshilltares së Berishës nga vetë Berisha, dhjetëra miliona dollarë, pa procedura transparente, një kompanie, e cila është krijuar vetëm për të pasuruar zonjën Vokshi, në kohën kur ajo ishte shtatzënë, me atë që thotë se nuk e ka burrë.
Deputetja Olta Xhaçka akuzoi për konflikt interesi në emër të selisë rozë, deputeten e PD-së, Albana Vokshi, e cila vetëm përmes praktikave korruptive i ka dhënë burrit të saj miliona dollarë pasuri publike, pa deklaruar as edhe një qindarkë.
Sipas selisë rozë korrupsioni është fytyra e vërtetë e qeverisë Berisha, e cila zotohet ta luftojë atë, por ska bërë tjetër veçse e ka kthyer në normë qeverisjeje.
mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28224-ps-deputetja-albana-vokshi-me-korrupsion-i-dha-atij-qe-nuk-e-quan-burre-miliona-dollare-nga-nafta-e-shtetit-","title":"PS: Vokshi me korrupsion i dha atij, që nuk e quan burrë, miliona USD nga nafta e shtetit ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")