E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shitjen e Ibrahimoviç, Interi ble pa shpenzime

Milano - Zllatan Ibrahimoviç pëlqen Barcelonën, Barcelona, ose më saktë Laporta-Guardiola pëlqejnë Ibrahimoviçin. Simpatia e ndërsjellë tashmë nuk është ndonjë risi. Por kartonin e lojtarit e ka në dorë president Morati që do vendosë në do e shesë apo jo suedezin.

Vlera e lojtarit për momentin është tek 70 milion euro, një shumë që do i lejonte Moratit të bënte një Inter yjesh pa harxhime.

Kështuqë, me ato 70 milionë, Interi mund të kompletojë mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin. Paketa mbrojtje-mesfushë plotësohet me një shumë prej 30 milionë eurosh në arkat e Çelsit. Në mesfushë mendohet edhe për Felipe Melon i cili kushton 18 milionë euro plus Burdison dhe 22 milionë euro për kameranusin Eto’o, bëjnë në total 70 milionë euro të shpenzuara, aq sa edhe janë shuma e fituar nga shitja e Ibrës.

Për Interin duket me leverdi: të ndërtosh një ekip yjesh pa shpenzuar asnjë qindarkë, jo keq!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›