Liverpuli kërkon të marrë shërbimet e David Silvës
Liverpul - Rafa Benitez kërkon të afrojë tek Liverpuli i tij mesfushorin e Valencias, David Silva. Planet e strategut spanjoll për sezonin e ardhshëm nisin nga ky lojtar, për të cilin interesohet edhe Reali i Madridit.
“The Daily Mail” publikon se anglezët i ofrojnë klubit spanjoll ukrainasin Andrei Voronin, plus një shumë të konsiderueshme parash. Nëse Valencia nuk dëshiron shërbimet e ukrainasit, atëherë Liverpuli mund të ofrojë Rajan Babelin.
Klubi i Valencia për arsye ekonomike është i detyruar t’i shesë disa nga lojtarët kyç, mes të cilëve është edhe David Silva. Më këto shitje Valencia kërkon të sigurojë sa më shumë të ardhura.