Më shumë lexues gjatë muajve të verës – Fëmijët më të interesuarit, sidomos për titujt e rinj

Dhe në tre muajt e verës Biblioteka e qytetit “Agim Spahiu” frekuentohet kryesisht në sektorin e fëmijëve ku zgjedhin leximin gjatë pushimeve verore. Alma Koldashi, specialiste pranë bibliotekës thotë se gjate kësaj periudhë nuk mungon interesimi I prindërve për të angazhuar fëmijët në leximin e librave.
“Gjithmonë e më shumë numri i lexuesve është në rritje, sektori i fëmijëve është i hapur, biblioteka nuk mbyllet. Duke ditur që shkolla mbaron dhe fëmijët janë më të lirë, prindërit kërkojnë që një pjesë të mirë të kohës fëmijëve tua zënë me librat”, u shpreh Alma Koldashi, specialiste pranë bibliotekës.
Afrimi me teknologjinë ka sjell interesimin e lexuesve për titujt e ri ndaj kërkesë e vazhdueshme e tyre mbetet pasurimi I fondit.
“Shpresojmë që biblioteka të këtë mundësi që ti bëhet një furnizim i ri me tituj”, tha Koldashi.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e aktiviteteve organizohen gjate muajve shkollor. Koldashi thotë se një pjesë e nxënësve zgjedhin të lexojnë dhe në ambientet e bibliotekës.
Gjatë një viti pranë bibliotekës së qytetit regjistrohen rreth 500-600 lexues, ku përfshihen dhe të moshuarit si lexuesit e rregullt kryesisht të shtypit të shkruar.
/RTSH/