E Martë, 3 Nëntor 2026

Më shumë mundësi integrimin për komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shqipëri

Një projekt i Bashkimit Europian i zbatuar në Bashkinë e Tiranës u soll si shembull pozitiv lidhur me integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian. 

Në konferencën “Për më shumë edukim dhe mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shqipëri”, ku u prezantua një tjetër projekt i Bashkimit Europian, për integrimin dhe punësimin e romëve në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ndal në rezultatet qe ka sjelle ky projekt. Zoti Veliaj vlerësoi ndikimin e projektit dhe shpehu bindjen se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në 3 qytetet e tjera. 

Projekti i BE-se është një  nismë 3 vjeçare e drejtuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion, e financuar nga Bashkimi Europian. Ai synon rritjen e perfshirjes se komunitetet Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, me fokus punësimin dhe arsimimin e tyre.

Gazetare Albana Agolli

/ rtsh /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›