E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë telefona se sa njerëz

Këtë vit do të ketë më shumë telefona se sa njerëz. Një lajm të tillë raporton Cisco.

Nga vitit 2016 parashikohet se do të ketë më shumë se 10 miliard telefona të lidhur në të gjithë botën.

Në vitin 2011 trafiku global i telefonisë ishte tetë herë më i madh se i internetit në vitin 2000.

Aktualisht mesatarisht përdoruesit e smartphone përdorin 150 megabajt për muaj ndërsa në vitin 2016 kjo pritet të shkojë në 2.6 gigabajt.

Nga viti 2016, 60% e përdoruesve të telefonit tre milion në të gjithë botë do ti përkasin klubit gigabajt, pra do të përdorin më shumë se 1 giga internet për muaj, thotë Suraj Shetty, zv.presidenti i Cisco.

Gjithashtu është rritur ndjeshëm përdorimi i kompjuterave tabletë, pajisje e cila konsumon akoma edhe më shumë trafik në internet.

Po ashtu lidhja 4G do të rrisë shpejtësinë e lidhjes dhe për rrjedhojë do rritet edhe trafiku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›