E Martë, 3 Nëntor 2026

Më shumë turistë në Shkodër, 80-90 vizitorë kërkojnë çdo ditë informacion në zyrën e informimit

80-90 turistë të huaj çdo ditë  kërkojnë informacione pranë zyrës së informimit që Bashkia Shkodër ka në qendër të qytetit.

Sipas specialistes të zyrës turistike, Imelda Mullini ky numër është më i lartë se vitin e shkuar duke e kthyer kështu Shkodrën në një destinacion të preferuar.

Mullini tregon se Alpet vijojnë të jenë edhe këtë vit më të kërkuarat.

“Vëmë re një rritje të numrit të turistëve. Sidomos turizmi malor është një nga destinacionet kryesore të turistëve. Më së shumti preferohet Theth- Valbonë apo anasjelltas”, tha Mullini.

Bashkia Shkodër ofron zyrë informimi krahas qytetit të Shkodrës edhe në Theth, ndërkohë që Administrata e Zonave të Mbrojtura ka një të tillë në zonën turistike të Velipojës.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›