E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Më sollën foto të babait të fëmijës të vrarë”, rrëfimi tragjik i partneres së Ergys Dashit, që u ekzekutua me 20 plumba

Ergys Dashi, është shqiptarit me origjinë nga qyteti i Durrësit që u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit më 23 Janar 2022. Dashi ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës.

Ndërkohë, pas ekzekutimit u zbulua se partnerja e Ergys Dashit është një personazh i njohur i ekranit shqiptar, Xhoana Kurti.

Mbrëmjen e djeshme, përballë moderatores Ester Bylyku, Xhoana kafolur për herë të parë si partnerja e Ergysit ku ka thënë edhe detaje se si e mësoi vdekjen e babait të fëmijës.

Xhoana: Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion.

Ajo u shpreh se nuk e dinte që Ergys Dashi merrej me drogë, por mendonte se merrej me kompani bananesh.

‘Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminale, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh.’- tha ajo.

Ajo ka zbuluar edhe “luftën” për pasurinë që ka bërë me familjarët e Ergys Dashit, pas vrasjes së këtij të fundit. Sipas saj, ata kishin dyshime mbi atësinë e fëmijës, teksa Xhoana tha se me babain e Ergys Dashit nuk ka asnjë kontakt edhe sot./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›