Më tepër argëtim dhe zbavitje për fëmijët e Tiranës, Veliaj prezanton këndin e ri rekreativ në rrugën “Mihal Ciko”

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Një kënd i ri rekreativ, ka qenë dhurata speciale e këtij fundviti për banorët e rrugës “Mihal Ciko” në Tiranë.
Pamjet e këtij investimi të freskët dhe relaksues për të gjithë banorët që frekuentojnë këtë zone i ka ndarë në rrjete sociale kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Për banorët e rrugës “Mihal Ciko”, ky fundvit erdhi me një “dhuratë” speciale – një kënd i ri rekreativ me stola për pushim, fushë basketbolli dhe hapësira të gjelbëruara”, shkruan Veliaj krahas videos.
Ky kënd rekreativ është një më tepër në listën e shumë projekteve që Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë vitit, duke sjellë më shumë mundësi për argëtim dhe aktivitete sociale në hapësirat publike të qytetit.
/k.s//a.f/