E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meçaj për RTSH: Karkaleci italian dhe maroken në Shqipëri, plan masash për shfarosjen e tyre

Karkaleci italian dhe ai maroken kanë “pushtuar” vendin. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” për të folur për këtë çështje, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj ka deklaruar se këta karkaleca janë të rritur dhe nuk luftohen me insekticide, teksa shtoi se nuk ka vatra të gjera infeksioni. Në këtë kuadër, ai theksoi se në Elbasan dhe Belsh këto lloj karkalecash kanë infektuar 244 ha tokë me infeksion të mesëm dhe të rëndë, duke këshilluar fermerët në punimin e tokave.

“Karkaleci është i rritur. Ka vatra të fazave larvare të ndryshme, nga stadi 1 deri në katër. Ne si komuniteti  kemi monitoruar gjatë 2022-2023 karkalecin italian dhe infeksioni që krijon .

Gjatë 2022 Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve, konstatoi se në Elbasan, dhe Belsh infeksioni nga karkaleci maroken, ka infektuar 244 ha me infeksion të rëndë dhe të mesëm. Janë këshilluar fermerët për punimin e tokës për rezervat dimërore të vitit pasardhës.

Kemi pasur sipërfaqe të interesuara nga këto dy lloj dëmtuesish. Kemi plan masash të gatshme për 2024 me sa më pak dëmtues. Tashmë ky insekt është në fazën e rritur dhe nuk rekomandohet ndërhyrja me insekticide”, tha Meçaj.

Ky i fundit u ndal dhe te siguria ushqimore, duke deklaruar se në fokus është produkti i sigurt nga fermë në tavolinën e konsumatorit.

Meçaj nënvizoi se janë marrë 120 mostra për të parë nivelin e mbetjeve të pesticideve në bimë, nga të gjitha produktet e stinës. Në bazë të analizave të dala, do të merren edhe masat e duhura.

“Rritja e standarteve të sigurisë ushqimore, produkti i sigurt nga ferma në tavolinë është fokus. Në zbatim të urdhrit të ministrit për monitorimin ka vazhduar marrja e mostrave dhe në qershor korrik kemi marrë 120 mostra për nivelkin e mbetejve të pesticideve në bimë.

Kemi mostra nga të gjitha produktet e stinës, dhe në bazë të analizave nga instituti i sigurisë ushqimore ne do marrim masat tona”, tha ai.

Ministria e Bujqësisë në një njoftim të bërë më herët, njoftonte fermerët në lidhje me masat e marra për mbrojtjen e prodhimeve nga karkaleci italian dhe maroken.

“Është një dëmtues i zakonshëm dhe në kushte të veçanta mund të marrë formën e një pandemie, duke shkaktuar dëme në parcelat bujqësore. Është viti i dytë që ky insekt shfaqet në të njëjtat zona, duke krijuar kështu një habitat të tij. Për të marrë masat në kohë, AKVMB nëpërmjet Drejtorive Rajonale që prej vjeshtës së kaluar, ka njoftuar fermerët për masat që duhet të merren për të ulur infeksionin në zonat e identifikuara një vit më parë. Kultivuesit janë këshilluar që të bëjnë punime të thella të tokës dhe trajtimin e anëve të kanaleve, ku ky dëmtues vendos vezët. Ndërkohë, AKVMB ka krijuar një hartëzim të zonave të prekura nga karkaleci dhe rezulton se në zonën e Bashkisë së Belshit, kemi të infektuar një siperfaqe prej 1100 ha dhe në zonën e Bashkisë Divjakë 1000 ha. Rreth 10% e kësaj siperfaqeje totale, ka vatra të fazave larvare të ndryshme, nga stadi i parë deri në të katërtin.

Këto vatra janë me shumicë në kanale dhe mezhda në anë të parcelës, por në disa zona dhe në mes të parcelave të mbjella, kryesisht me jonxhë.

AKVMB ka përpiluar një plan emergjence për të ndërhyrë, duke zbatuar me përpikmëri protokollet e luftimit të këtij dëmtuesi”, thuhej në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›