E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medalja e Artë për Majlinda Kelmendin

Xhudistja e famshme kosovare, Majlinda Kelmendi e ka përfaqësuar Kosovën edhe një herë me nder. Majlinda Kelmendi ka fituar Medaljen e Artë në garën e Kupës Botërore që është mbajtur në Duseldorf të Gjermanisë.

Kelmendi ka fituar Medaljen e Artë në finalen që ka përfunduarr para pak minutash. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i sportit, Memli Krasniqi.

Detaje më të hollësishmë do të mësohen më vonë, e rëndësishme është medalja e radhës për krenarinë e sportit kosovar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›