Surpriza fantastike, e përjetoj edhe Ermal Kuqo

Një surprizë e këndshme i është përgatitur basketbollistëve të skuadrës së njohur turke, Anadolu Efes pjesë e së cilës është edhe shqiptari Ermal Kuqo. Drejtuesit e ekipit i kanë bindur basketbollistët që të vishen me kostume për të ndjekur një koncert të muzikës klasike.
Gjithçka ka shkuar normalisht derisa në një moment basketbollistët fillojnë të mërzite nga muzika. Orkestra fillon të luaj himnin e skuadrës dhe pas pak në lojë futet edhe publiku prej 750 vetash, i cili ishte organizuar dhe trajnuar në mënyrë fantastike për të kryer rolin.
Të habitur nga kjo situatë, basketbollistët fillimisht çuditen ndërsa më vonë e kuptojnë se bëhet fjalë për një surprizë.
Kjo video tashmë do të përdoret si video reklamë e skuadrës ndërsa për xhirimin e saj janë përdorur 15 kamera të fshehta.