E Martë, 3 Nëntor 2026

Medalje të artë për 3 studentë nga Kukësi- Ekselentët rrëfejnë emocionet dhe synimet që kanë

Në mesin e 162 nxënësve që merituan “Medaljen e Artë” e dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke përfunduar gjimnazin me 10 absolute janë 3 studentët nga Kukësi.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni është një mirënjohje dhe privilegj për studentët e dekoruar Ada Omuri, Migen Peposhi dhe Lurida Aliaj.  

Migen Peposhi, aktualisht studion për mjekësi tregon kriteret për të qenë pjesë e 162 nxënësve.

Peposhi tregon shembullin që mori për zgjedhjen drejt mjekësisë. “Që i vogël e kisha ëndërr të bëhesha si gjyshi im, Istref Pepa i cili njihet shumë  nga brezi i vjetër si perasoni që  eka dashur shumë mjekësinë dhe ka punuar që t’i shërbejë komunitetit“.

Po ashtu një tjetër nxënëse ekselente është Ada Omuri që vijon studimet në Fakultetin e Mjekësisë. “Merja sugjerime nga të gjithë, kryesisht nga familja që në momentin që doli mjekësia, më tërhoqi më shumë“.

Studentët e ekselencës nga qyteti i Kukësit tregojnë që mbas përfundimit të universitetit do t’i shërbejnë vendit të tyre.

Kontributi i të rinjve mbas përfundimit është një shërbim që vlen në vendin tonë.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›