E Diel, 1 Nëntor 2026

Media-Berisha cfare hipokrizie

Dje kryeministri Sali Berisha mbajti takimin e paralajmeruar me punonjesit e mediave te shkruara dhe vizive ne vend. Nje rast per te bere spektaklin e radhes dhe per te treguar se gjithcka shkon per mrekulli ne te bukuren e dheut sic po e perifrazon perdite e me shume Shqiperine kreu i qeverise. Batuta per veren e shkelqyer qe piu mbremjen e te enjtes te darka e Ilir Metes shtrengime duarsh dhe trokitje gotash fytyra shend e vere.
A eshte keshtu
Ne njeren nga fotot e shperndara nga faqja e qeverise eshte edhe ajo ku Berisha eshte bashke me nje djale te ri gazetar ne nje gazete kritike me qeverine. Eumlshte njeri prej atyre qe u dhunuan barbarisht ne 21 janar 2011. Asokohe ndodhesha ne redaksine e gazetes Shekulli kur ky gazetar Ened Janina me merr ne telefon. Permes dhimbjeve kerkonte ndihme sepse ishte bere pleh nga forcat speciale te policise qe spastronin bulevardin nga mbeturinat e demonstrates se opozites. Fale zotesise se kolegut nga Kosova qe kishte depertuar ne qendren nen shtetrrethimin e policise se Berishes Janina u terhoq nga zona pas redaksise Top Channel per te mberritur ne redaksi. Hematoma ne shpine dhe kofshe prej goditjeve te specialeve. Sapo shpjegonte njerin polic se ishte gazetar vinte tjetri dhe i jepte goditjen e radhes dhe keshtu. Nje skanim ne klinike tregoi se kishte shembje dhe ai mori trajtim mjekesor. Dy kolege te tjere qe ishin strukur te Kullat binjake shpetuan vetem pse kerkuan mbrojtje se ish-shefi i SHISH-it Fatos Klosi.
Ne ate takim dje nuk ishte kolegu tjeter Fatos Mahmutaj sepse prej me pak se nje viti eshte azilant politik ne Belgjike. Ai u plagos ne dore ndersa transmetonte Live per nje televizion dhe mund te mos ishte ne kete bote si ai tjetri qe mori plumbin afer tij ne podium Hekuran Deda gjaku i te cilit skuqi pllakat e gurta te bulevardit. Ashtu si nuk ishte edhe nje gazetar tjeter po dhe ai i rrahur nga policia.
Dhe nese nuk u rrahen ne 21 janr 2011 ata u rrahen dje dhe rrihen perdite jo nga policia por nga stili i sjelljes qe Sali Berisha i ka rezervuar medias ne Shqiperi prej vitit 2005. Ai te le te vrasesh veten ngadale duke te te falimentuar median duke te te zhvleresuar duke e bere median nga pushteti i katert ne nje vegel te panevojshme nese nuk te perdor per interesat e veta.
Ai e do median qe te vije dhe te transmetoje live dite-nate thagmat per kopshtin e lulezuar Shqiperine dixhitale arroret boronicat fiqte e ullirin. Por nuk e le median te pyese se ku perfundojne parate e taksapguesve shqiptare pse gjithcka ne ekonomi luhet ne disa duar pro-qeveritaresh pse ne vend eshte mbjelle kultura e mosndeshkimit pse askush nga ai deri te pastruesi i WC-ve nuk pyet pse fut duart ne xhepat e te tjereve pse qeveria e ketij zoterie eshte aq e pandjeshme ndaj mijera rasteve te denoncuara per korrupsion flagrant kur ministrat e kleptokratit Nano ishin ku e ku me transparente dhe me te ndjeshem ndaj denoncimeve ne media. A duhet te ishte dje gjithe ai shend e vere ne takimin Media-Berisha Apo Media ka arritur ne ate derexhe sa mezi po pret te jete vullnetarisht vegla e Berishes qe te ndjehet ndopak komode edhe pse pa vlere Nese jo pse duhej dje Media si figurante e show-t te Berishes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›