E Diel, 1 Nëntor 2026

Media amerikane: Polici afgan hapi zjarr pas një grindjeje me komandot

Televizioni amerikan CNN ka publikuar një lajm dje ku thuhet se vrasja e Kapitenit Feti Vogli dhe plagosja e nëntetar Peçit ka ndodhur për shkak të një sherri që kanë pasur me një polic afgan. Duke iu referuar burimeve zyrtare nga Kandahari, CNN raporton se shumë shpesh këto ngjarje nuk kanë lidhje me rebelët, por janë konflikte të momentit mes ushtarëve dhe vendasve. Për të ilustruar këtë shkrim CNN publikon edhe foton e një polici afgan që po trajnohet se si të qëllojmë me armë nga një uushtar i NATO-s.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Një person i veshur me uniformë të policisë afgane hapi zjarr mbi trupat e NATO-s në Afganistan, duke vrarë një, tha NATO, në atë që duket si i fundmi në një seri sulmesh të forcave të sigurisë afgane, që kthejnë armët kundër trupave ndërkombëtare, me të cilat supozohet se janë aleatë.

Një ushtar shqiptar u vra dhe tre trupa të tjera u plagosën, përfshi dy shqiptarë dhe një amerikan, sipas qeverisë lokale në Kandahar, ku ndodhi edhe ngjarja.

Dhuna erdhi si rezultat i një grindjeje mes policisë afgane dhe ushtarëve të koalicionit, që po shpërndanin dokumente për studentët në atë zonë, bëri të ditur zyra për shtyp e Kandaharit.

Një arrestim u bë dhe incidenti po hetohet, bëri të ditur zyra e shtypit.

Forca e sigurisë së NATO-së lëshoi një deklaratë të shkurtër ku konfirmohej zjarri dhe vdekja, por pa dhënë as kombësinë e ushtarit dhe asnjë detaj tjetër.

Ka pasur së paku 42 sulme të forcave të sigurisë afgane mbi aleatët ndërkombëtarë gjatë pesë viteve të fundit, bëri të ditur një ligjvënës i lartë amerikan.

Shumica e sulmuesve veprojnë në vetvete dhe nuk janë të përdorur nga grupet rebele, dëshmuan zyrtarët e mbrojtjes përpara Komisionit për Shërbimet e Armatosura në Kongres.

Franca pezulloi operacionet e saj në Afganistan këtë vit pas dy incidenteve të tilla, që lanë gjashtë ushtarë francezë të vdekur.

Kongresmeni republikan Buck McKeon, një republikan i Kalifornisë që drejton Komisionin për Shërbimet e Armatosura, detajoi të paktën 42 sulmues, të gjithë anëtarë të Forcës Kombëtare të Sigurisë Afgane, mes viteve 2007 e 2011.

Paneli dëgjoi dëshmi nga zyrtarët e mbrojtjes, që ngritën çështje delikate në këtë drejtim.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se në 58 për qind të rasteve, sulmuesit kanë vepruar në mendje të tyre, ndoshta për shkak të grindjeve personale.

Të tilla grindje mund të vijnë nga keqkuptimet kulturore, fetare dhe ideologjike ose dhe nga stresi në betejë, tha gjeneral Stephen Townsend.

Ai tha se trajnimi kulturor ka qenë jetësor për ushtarët amerikane dhe tani afganët po konsiderojnë të bëjnë të njëjtën gjë, duke ofruar mirëkuptim më të mirë ndaj amerikanëve.

Një tjetër grup kriminelësh përfshin edhe rebelë që arrijnë të depërtojnë si ushtarë afganë dhe të infiltrohen në baza.

Incidentet përfaqësojnë një pjesë të vdekjeve në total të koalicionit, por janë jashtëzakonisht dëmtuese pasi nxitin një mosbesim të ndërsjellë në një moment kritik të tranzicionit në Afganistan, thonë ekspertët.

Koalicioni i drejtuar nga NATO po tenton të ndihmojë forcat lokale të marrin përsipër sigurinë në Afganistanin e shkatërruar nga lufta, ndërkohë që numri i trupave të huaja vijon të bjerë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka deklaruar tërheqjen e SHBA në vitin 2014.

Franca pezulloi operacionet e saj pasi katër ushtarë francezë u vranë nga homologët afganë në provincën Kapisa në janar. Ushtria franceze nuk është në Afganistan, që të qëllohet nga ushtarët afganë, tha presidenti francez, Nicolas Sarkozy.


Los Angelos Times: Plumba, pas sherrit mes trupave shqiptare dhe policëve afganë

Rrjeti CNN ishte i pari që sqaroi disa gjëra që kishin mbetur pezull pas ngjarjes së rëndë në Afganistan ku u vra një ushtar shqiptar dhe u plagos rëndë një tjetër. CNN sqaroi se ata ishin qëlluar nga një polic afgan, që hapi zjarr ndaj tyre pas një sherri. Tani është dhe korrespondenti i Los Angelos Times që thotë se mes trupave tona dhe policëve afganë ka shpërthyer një sherr përpara se ndaj tyre të qëllohet me armë. Trupat tona ishin duke shpërndarë materiale shkollore në një distrikt të varfër të provincës së Kandaharit. Sipas LA Times, motivet e sherrit janë ende të paqarta. Por personi që qëlloi ndaj shqiptarëve është në qeli dhe pritet të merret në pyetje bashkë me pesë policë të tjerë afganë. Fillimisht u raportua se persona me uniforma të policisë afgane kishin sulmuar pabesisht trupat tona në Afganistan. Më pas u fol se ata mund të ishin talibanë të maskuar. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë foli për 11 të ndaluar dhe një sulm me disa pushkë dhe automatikë në drejtim të ushtarëve shqiptarë. Kurse CNN e tani në vazhdim mediat e huaja flasin për një polic që ka sulmuar me armë shqiptarët pas një sherri. Si përherë institucionet shqiptare janë joserioze në informacionet që i japin publikut.

SHBA druhet se gjendja në Afganistan do përshkallëzohet ndjeshëm

Barrikada që digjen, protestues të gjakosur, turma të zemëruara. Gjendja në Afganistan rrezikon të përshkallëzohet. Shkak për këtë është bërë një raportim se libri i shenjtë i Kuranit mund të jetë djegur nga ushtarët amerikanë. Mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugë duke djegur flamurin amerikan e duke hedhur slogane Vdekje për Amerikën. Thashethemet nisën të qarkullojnë se në bazën e Bagramit, në veri të Kabulit, është abuzuar me librin e shenjtë të myslimanëve. Kjo bazë është dhe një nga burgjet më gjigande për talibanët dhe të dyshuarit për terrorizëm. Një demonstrues tha se ai punon në bazë dhe miqtë e tij të turnit të natës i kishin thënë se amerikanët kanë ndërmend të djegin librin e shenjtë të Kuranit. 45 vjeçari Muhamed Nabi thotë se punonjësit afganë kanë penguar amerikanët që të djegin librin. Librat do të digjeshin bashkë me plehrat. Mesa duket librat iu ishin marrë të burgosurve pasi në mes të librit fshiheshin letra me kode komunikimi mes talibanëve. Trupa ushtarake e NATO-s e ka marrë shumë seriozisht situatën dhe ka kërkuar falje menjëherë. Djegia e Kuranit ka provokuar trazira serioze në të kaluarën në mbarë botën. Gjenerali John Allen kërkoi falje dhe tha se asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Ai shtoi se i kërkon falje popullit fisnik të Afganistanit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›