E Martë, 3 Nëntor 2026

Media gjermane artikull për Shqipërinë: Perla e Adriatikut, ka gjithçka për pushime të përsosura

Shqipëria ka gjithçka për pushime të përsosura. Kështu shkruan media gjermane “Merkur.de”, në një artikull kushtuar vendit tonë, që ka marrë jo pak vëmendje duke u bërë kryefjala e turistëve këtë verë.

Në një krahasim me Kroacinë, “Merkur.de” favorizon Shqipërinë, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për çmimet e lira.

“Vendi ka gjithçka për pushime të përsosura: qytete emocionuese, plazhe fantastike, peizazhe idilike malore dhe shumë kulturë. Vendi ballkanik ndodhet direkt në Detin Mesdhe dhe bregdeti kalon përgjatë detit Adriatik dhe Jon dhe premton të jetë me çmime të lira.

Një birrë në bar kushton 2.50 euro, darka fillon me pesë euro. Një natë në një hotel në qendër të qytetit fillon nga 20 euro. Leku shqiptar përdoret për të paguar në Shqipëri. Duhen rreth 16 orë me makinë nga Mynihu dhe vetëm dy orë me avion”, shkruan media gjermane.

Përveç vendeve bregdetare, në artikull rekomandohet edhe një vizitë në Tiranbë, Krujë dhe në Butrint, sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Po ashtu janë renditur edhe tetë plazhet që rekomandohen më së shumti për turistët:

Plazhi i Dhërmiut 

Plazhi i Gjipesë 

Plazhi i Jalës 

Plazhi i Livadhit

Plazhi i Borshit 

Plazhi i Lukovës 

Plazhi i Pasqyrave

Plazhi i Ksamilit 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›